NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

Institucioni i Komisionerëve Publikë, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 94/2017, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Institucionit të Komisionerëve Publikë”, të ndryshuar, me vendimin e Kuvendit nr. 102/2018, shpall vendet vakante për pozicionin Këshilltar ekonomik dhe ligjor, në Njësinë ligjore të institucionit:

 

I – KUSHTET E POSAÇME

Këshilltarë ekonomikë – 2 vende (paga 80% e pagës G3)

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në Shkenca Ekonomike, Matematike ose në Drejtësi, me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për Shkenca Ekonomike, Matematikë ose Drejtësi jashtë vendit, dhe të ketë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.
  2. Të ketë një përvojë pune në sektorin financiar, jo më pak se 7 vjet.
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, si dhe ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal.
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore për largim nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  5. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.

 

Këshilltarë juristë – 2 vende (paga 80% e pagës G3)

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për Drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për Drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.
  2. Të ketë pasur një përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose administratën publike jo më pak se 7 vjet.
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, si dhe ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal.
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore për largim nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  5. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.

 

  

II – KUSHTET E PËRGJITHSHME

 

– Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikate sigurie, sipas Vendimit të Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015.

– Kandidatët duhet të paraqesin vetëdeklaratë që nuk kanë qënë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuarë nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit “Mbi të drejtën e informimit me dokumentet e ish-Shërbimit të Sigurimit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

– Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.

 

III – PARAQITJA E DOKUMENTACIONIT

 

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen në një nga format e dhëna më poshtë:

  • Paraqitjes së kërkesës dorazi nga aplikanti nga data 5 deri 9 nëntor 2018, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 8, Tiranë, nga e hëna në të premte, ora: 09:00 – 16:00.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 8, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 9 nëntor 2018 dhe të vërtetohet me fletëmandatin e lëshuar nga zyra postare.

 

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar.

 

Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon të mbyllura në zarf: 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim (ID), librezë pune) originale ose të noterizuar. Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal.
  4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore.
  5. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
  6. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera, të përmendura në jetëshkrim.

 

Kandidatët që plotësojnë kriteret formale dhe kanë depozituar dokumente të fotokopjuara, përpara intervistës, i parashtrojnë Komitetit ad-hoc dokumentet e njësuara ose ato origjinale.