Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se, bazuar në Aktin normativ për “Disa ndryshime në Aktin normativ nr. 9”, datë 25.3.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga COVID-19”, miratuar nga Këshilli i Ministrave më datë 27.5.2020, afatet për paraqitjen e ankimeve nga ana e këtij institucioni fillojnë të llogariten pas njoftimit të vendimeve, sipas procedurave të legjislacionit përkatës.