Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se, në zbatim të Aktit normativ për “Disa ndryshime në Aktin normativ nr. 9”, datë 25.3.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga COVID-19”, miratuar nga Këshilli i Ministrave më datë 27.5.2020, rifillon veprimtarinë në kryerjen e të gjitha funksioneve institucionale, duke respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19, të miratuara sipas udhëzimeve të autoriteteve përkatëse shtetërore.