njoftime 2020

Njoftim për shtyp

16.6.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 162, datë 19.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Manjola Kajana, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Në çelje të seancës gjyqësore, […]

Njoftim për shtyp

12.6.2020

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 241, datë 26.2.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Komisioneri Publik konstaton se, […]

Njoftim për shtyp

10.6.2020

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 231, datë 29.1.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Anton Martini, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe […]

Njoftim për shtyp

9.6.2020

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 249, datë 6.3.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Piro Samara, Inspektor pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në vlerësimin e Komisionerit Publik, vendimi nr. 249, datë 6.3.2020, i Komisionit të Pavarur […]

Njoftim mbi rifillimin e veprimtarisë institucionale

Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se, në zbatim të Aktit normativ për “Disa ndryshime në Aktin normativ nr. 9”, datë 25.3.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga COVID-19”, miratuar nga Këshilli i Ministrave më datë 27.5.2020, rifillon veprimtarinë në kryerjen e […]

Njoftim mbi shërbimin e pritjes me publikun

Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se, në zbatim të Aktit normativ për “Disa ndryshime në Aktin normativ nr. 9”, datë 25.3.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, miratuar nga Këshilli i Ministrave më datë 27.5.2020, denoncimet nga publiku, pranë këtij […]

Njoftim mbi afatet e ankimeve

Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se, bazuar në Aktin normativ për “Disa ndryshime në Aktin normativ nr. 9”, datë 25.3.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga COVID-19”, miratuar nga Këshilli i Ministrave më datë 27.5.2020, afatet për paraqitjen e ankimeve nga […]

Njoftim për pezullimin e afateve të ankimit

Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se, bazuar në Aktin Normativ nr. 9, datë 25.3.2020, deri në përfundim të gjendjes së epidemisë shkaktuar nga përhapja e COVID-19, pezullohen të gjitha afatet për paraqitjen e ankimeve nga ana e këtij institucioni.

Njoftim për shtyp

13.3.2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli sot vendimin e gjykimit të ankimit të vendimit nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Adnand Kosova, magjistrat/ prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit me vendimin nr.05/2020 (JR), datë 13.03.2020, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit […]

Njoftim për kufizimin e veprimtarisë institucionale

Në kuadër të përshkallëzimit të masave mbrojtëse nga COVID-19, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton kufizimin e mëtejshëm të veprimtarisë institucionale dhe dërgimin e punonjësve në shtëpi, deri në një njoftim të dytë zyrtar.

Në vijim, prej datës 12 mars, Komisionerët Publikë do të vazhdojnë shqyrtimin e 7 vendimeve të njoftuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, […]