25.2.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit të paraqitur prej Institucionit të Komisionerëve Publikë, kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, aktualisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjatë zhvillimit të kësaj seance dëgjimore, Komisioneri Publik, ashtu si edhe subjekti i rivlerësimit, u shprehën për konkluzionet e tyre përfundimtare.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi dëgjoi palët në parashtrimet e tyre, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi të shpallë vendimin e tij ditën e enjte, më datë 28.2.2019, ora 12:00.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi dhe parashtrimet e çështjes, për çdo seancë të zhvilluar, janë publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: www.ikp.al

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF