Tiranë, më 15.12.2025

Kolegji i Posaçëm të Apelimit më datë 15.12.2025, ora 15.00, zhvilloi seancën gjyqësore për  çështjen 47/2023, datë 19.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 689, datë 24.7.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit, Ervin Pollozhani

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Ervin Pollozhani.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 15.12.2025, në Tiranë.

Ankimi është publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”:  https://spak.gov.al/

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.

PDF