Tiranë, më 17.12.2025
Kolegji i Posaçëm të Apelimit më datë 17.12.2025, ora 14.30, zhvilloi seancën gjyqësore 17/2024, datë 21.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 735, datë 31.1.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Nushi.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 17/2024, për ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 735, datë 31.01.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Nushi.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall, më datë 17.12.2025, në Tiranë.
Ankimi është publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”: https://spak.gov.al/
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.