Tiranë, më 15.01.2026

 

Kolegji i Posaçëm të Apelimit më datë 15.01.2026, ora 15.00, zhvilloi seancën gjyqësore për çështjen nr. 45/2023, datë 12.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 682, datë 10.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enklid Gjini.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:

Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 45, datë 12.10.2023, për ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 682, datë 10.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enklid Gjini.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall, më datë 15.01.2026, në Tiranë.

Ankimi është publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”: https://spak.gov.al/

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.

PDF