Tiranë, më 16.1.2026
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Klodjan Braho, në ushtrim të kompetencës së Komisionerit Publik, mori pjesë në seancën gjyqësore publike të datës 16.1.2026, që i përket çështjes (JR) nr. 21/2024, datë 6.6.2024 pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit z Gentian Hamiti
Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se ndyshe nga sa ka disponuar KPK pwr kriteret e rivlerwsimit, referuar gjendjes sw fakteve dhe provave ne rastin konkret, ndan gjykim tw kundwrt, pasi vlerwson se s.r. nuk ka arritur nivel tw besueshwm pwr konfirmimin e tij nw detyrw, nw kuptim tw nenit 59/1 tw ligjit numwr 84/2016.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi gjithashtu se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të paraqesë prova dhe argumenta shtesë pwr tw kundërshtuar shkaqet e ankimit.
Subjekti i rivlerësimit dha shpjegimet e tij në prapësim të shkaqeve të ankimit, duke deklaruar se nëpërmjet akteve në dosje dhe përgjigjeve shteruese vërtetohet se gjetjet për të tria kriteret e vlerësimit janë të pabazuara e nuk qëndrojnë. Në mbështetje të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës. Z.Gentian Hamiti i kërkoi Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor me qëllim hetimin e rrethanave bazuar në këto akte të reja, të pashqyrtuara më parë nga organet e rivlerësimit; rrëzimin e ankimit si jo objektiv e në mospërputhje me standardet e procesit të rivlerësimit; si dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024.
Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes duke pranuar të marrë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit me parashtrimet. Gjithashtu, vendosi të marrë kryesisht, në cilësinë e provës aktet e gjendura në dosjen gjyqësore që i përket vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 59, datë 22.07.2025, për personin e lidhur znj. A. Hamiti, që lidhen me kriterin e vlerësimit të pasurisë së subjektit Hamiti.
I pyetur nga kryesuesja, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk vlerësonte të paraqiste ndonjë kërkesë për t’u njohur me aktet e dosjes së personit të lidhur.
Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Për t’u lënë kohë të arsyeshme palëve për përgatitjen e tyre, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 22.01.2026, ora 13:00.
Ankimi është publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”: https://spak.gov.al/.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.