Për faqen: www.ikp.al

Institucioni i Komisionerëve Publikë

 

 A. Hyrje

  1. Privatësia e vizitorëve të faqes sonë zyrtare: www.ikp.al është shumë e rëndësishme për ne dhe ne jemi të angazhuar për ta mbrojtur atë.

Ky dokument mbi politikën e privatësisë shpjegon mënyrën tonë të veprimit me të dhënat personale të subjekteve si më poshtë vijon:

          a. të personave në rastet e denoncimeve për subjektet e rivlerësimit kalimtar; në rubrikën “DENONCO” ;

          b. të vizitorëve/në rubrikat “TRANSPARENCA” DHE  “KONTAKTE” .

2. Të dhënat personale të përdoruara në përputhje me kushtet e kësaj politike, kur vizitohet faqja jonë për herë të parë, përdoren si të tilla çdo herë që vizitoni faqen tonë të internetit.

3. IKP-ja i përdor informacionet tuaja vetëm në ushtrim të funksionit në bazë të ligjit nr. 84, datë 30.8.2016, si dhe për të personalizuar komunikimin e rezervuar pas përpunimit e         administrimit të kërkesave/ankesave apo denoncimeve tuaja.

4. Stafi i IKP-së i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit, nëpërmjet nënshkrimit të Deklaratës së Konfidencialitetit, qysh në fazën e rekrutimit të tij. IKP-ja ofron udhëzime e trajnime stafit të tij për një kuptim dhe zbatim adekuat të përgjegjësive të tyre në respektimin e sigurisë së informacionit.

 

B. Ligjshmëria

Ky dokument është hartuar në mbështetje dhe në zbatim të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, të ligjit nr. 60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” dhe të rregullores  “Për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale në Institucionin e Komisionerëve Publikë (IKP)” .

 

C. Si veprohet me të dhënat tuaja personale?

     “TË DREJTAT TUAJA”

 

1. Të dhënat e personave denoncues për subjektet e rivlerësimit kalimtar

Mbështetur në nenin 53, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 20 të rregullores “Për  mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale në Institucionin e Komisionerëve Publikë”, IKP, nëpërmjet “Formularit të Denoncimit nga Publiku”, në rubrikën “DENONCO”, mbledh të dhëna personale për Denoncuesit, të tilla si: Emër/Atësi/Mbiemër/E-mail/Nr. personal i identifikimit /Adresa/ Telefon/Cel./ dhe për Subjektin e Rivlerësimit Kalimtar, të tilla si: Emër/Mbiemër/Gjykata/Prokuroria ku ka punuar.

Këto të dhëna mblidhen, ruhen dhe nuk mund të përdoren për qëllime të tjera të ndryshme nga ai i grumbullimit të tyre.

a. Të drejtat dhe interesat e personave që denoncojnë, mbrohen automatikisht në mënyrë të besueshme, të efektshme dhe të përshtatshme, sipas standardeve të parashikuara në ligjin nr. 60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

b. Vendimi i Komisionerit Publik për ankim ose mosankim publikohet në faqen zyrtare të institucionit. Në tekstin e ankimit çdo e dhënë personale e Subjektit të Rivlerësimit i nënshtrohet procesit të anonimizimit, duke u koduar me simbolin e yjeve “***”.

 

2. Të dhënat e vizitorëve në faqen tonë të internetit

IKP-ja, nëpërmjet faqes zyrtare të internetit: www.ikp.al; u vjen në ndihmë vizitorëve të saj, të interesuar dhe jo vetëm, duke iu prezantuar kuadrin ligjor që aplikohet në ushtrimin e funksionit të institucionit, duke iu dhënë informacione mbi njoftimet për Ankime apo Mosankime, informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informacion, një denoncim, si dhe  informacion mbi adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim dhe denoncime.

Për Vizitorët e www.ikp.al, në rubrikën “KONTAKTE” kërkohen këto të dhëna personale: Emër /Adresë e-maili/dhe në rubrikën “TRANSPARENCA” kërkohen këto të dhëna: “Emër/Mbiemër/ Adresë postare/Adresë elektronike/ Nr.tel.

Qëllimi i mbledhjes së këtyre informacioneve për vizitorët e faqes sonë është për t’iu përgjigjur kërkesave/pyetjeve  në lidhje me shërbimet e caktuara; për të vlerësuar dhe përmirësuar shërbimin, si dhe për efekte statistikore, për të parë se cili është numri i vizitorëve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm.

 

D. Siguria e sistemit elektronik

IKP-ja përdor një teknologji bashkëkohore për të mbrojtur sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave personale të subjekteve. Procedurat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht me teknologji të reja. Ambienti ku ruhen serverat dhe pajisje të tjera survejohen me kamera dhe mund të aksesohen vetëm nga stafi i IKP-së.

Kjo politikë privatësie mbulon vetëm faqen tonë të internetit dhe jo faqet e tjera të lidhura me të.

 

E.Si të na kontaktoni?

   “PËR PYETJE DHE MODIFIKIME”

 

Për çdo pyetje/kërkesë për informacion apo ankesë në lidhje me politikën tonë të privatësisë, mund të na kontaktoni në adresën:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

Njësia Administrative nr. 5;

Kodi postar: 1019, nr. 8;

E-mail: info@ikp.al

E-mail: sekretaria@ikp.al

Ndryshimi apo përditësimi i kësaj politike privatësie do t’ju njoftohet po në këtë faqe.