Në përgjigje të kërkesës suaj lidhur me vendimarrjen e Komisionerëve Publikë mbi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Vojsava Osmanaj, ndaj së cilës ju keni depozituar një denoncim, më datë 15.10.2020 në Institucionin e Komisionerëve Publikë (IKP), ju bëjmë me dije se:
Denoncimi juaj, i sipërcituar, ka ardhur dhe është protokolluar me tonën, me nr. *** prot., datë 19.10.2020. Ky denoncim, në zbatim të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, është regjistruar në regjistrin përkatës në Institucionin e Komisionerëve Publikë dhe njëkohësisht u është përcjellë në rrugë zyrtare KPK-së dhe ONM-së, me shkresën nr. *** prot., datë 26.10.2020.
Evidentojmë se vendimi i KPK-së, nr. 291, datë 4.9.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Vojsava Osmanaj, deri më datë 26.10.2020, nuk ishte njoftuar ende në IKP.
Referuar këtij vendimi, në linkun si më poshtë, rezulton se ky denoncim është trajtuar nga trupi gjykues i KPK-së, në paragrafë të veçantë të tij, respektivisht në: 95-96.
https://kpk.al/wp-content/uploads/2020/11/Vendimi-Vojsava-Osmanaj.pdf
Institucioni i Komisionerëve Publikë, pas njoftimit të këtij vendimi nga KPK-ja, më datë 12.11.2020, pasi e shqyrtoi atë, ka vendosur të mos ushtrojë ankim. Ju lutem, referoni si më poshtë linkun e mosankimit të vendimit: