Kthim-përgjigje
I nderuar z. ***,
Uroj të jeni sa më mirë.
Në kushtet kur afatet e kthimit të përgjigjes përfundojnë sot, dhe ju ende nuk iu jeni përgjigjur email-eve tona lidhur me saktësimin e dokumentacionit të organizatës suaj, për të nisur praktikën e kthim-përgjigjes, po ju informojmë, përmes email-it, se në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, Institucioni i Komisionerëve Publikë, për periudhën 2017-2022, nuk ka regjistruar asnjë punëmarrës të larguar nga detyra për shkak të zgjidhjes së kontratës së punës nga ana e punëdhënësit. Për rrjedhojë, në kushtet kur të gjithë punonjësit janë larguar me dorëheqje dhe me dëshirën e tyre, nuk ka pasur asnjë rast të ankimuar për mosmarrëveshje të lindura për shkak të zgjidhjes së kontratës së punës.
Ju urojmë punë të mbarë dhe mbetemi në kontakt për çdo informacion tjetër shtesë, në lidhje me kërkesën tuaj.