Në zbatim të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të Kuvendit nr. 34/2024, datë 11.4.2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 94/2017, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionerëve Publikë”, të ndryshuar, Institucioni i Komisionerëve Publikë shpall vendin vakant për pozicionin e mëposhtëm:

 

  • Shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin: “Specialist Financë/Buxheti”, në Drejtorinë Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse, paga IV-1.

 

DETYRAT KRYESORE: 

  • Harton draftbuxhetin e Njësisë, pasi të ketë marrë propozimet përkatëse nga strukturat e tjera; llogaritjen e kostove të veprimtarive të përcaktuara nga drejtuesit e programeve.
  • Dokumenton të gjitha transaksionet financiare dhe të tjera, dhe garantimin e gjurmës së auditimit për të gjitha proceset që ndodhin në Njësi.
  • Harton dokumentacionin, bazuar në kontrollet para dhe pas faktit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
  • Evidenton dhe kontrollon shpenzimet buxhetore sipas zërave. Nxjerr të dhënat mujore, 6-mujore dhe vjetore, mbi bazën e dokumenteve financiare të shpenzimeve.
  • Kontabilizon veprimet e bankës, arkës, magazinës, ditarin e veprimeve të ndryshme dhe të Thesarit. Kryen çdo muaj mbylljen e llogarive dhe rakordon të dhënat me degën e Thesarit dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për përdorimin e buxhetit.
  • Organizon kontrollet, verifikimin dhe inventarizimin periodik për administrimin e vlerave materiale dhe monetare në përdorim, për të gjitha llojet e shpenzimeve të kryera nëpërmjet arkës, bankës dhe magazinës.
  • Ruan dhe mbron aktivet dhe vlerat materiale dhe të dokumentacionit të Njësisë kundrejt humbjeve, vjedhjeve, keqpërdorimit dhe përdorimit të paautorizuar.
  • Harton, kontrollon dhe zbaton shpenzimet buxhetore për personelin dhe ndalesat përkatëse për tatim-taksat, sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe sigurimin suplementar etj.
  • Përgatit, analizon e raporton monitorimin e realizimeve financiare të institucionit me objektivat e arritura dhe informon për ecurinë e tyre Drejtorin e Drejtorisë dhe Kancelarin.
  • Merr pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve të institucionit dhe hartimin e Regjistrit të parashikimit dhe realizimit të fondeve të buxhetore.
  • Merr pjesë në komisione apo grupe pune të ngritura me urdhër të Komisionerëve Publikë, Kancelarit apo Drejtorit të Drejtorisë.
  • Kryen detyra të tjera përkatëse që i caktohen.

 

KUSHTE TË PËRGJITHSHME:

a) Të jetë shtetas shqiptar;

b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

d) Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

dh) Ndaj tij/saj të mos ketë asnjë masë disiplinore në fuqi;

e) Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;

ë) Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me Certifikatë Sigurie, sipas Vendimit të Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015.

 

KUSHTET E POSAÇME:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Diplomë “Master Profesional” në Shkenca Ekonomike (kriter minimal). Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në Shkenca Ekonomike.
  2. Jo më pak se një vit përvojë pune në profesion.
  3. Të ketë njohuri në programet financiare, si: Alpha/Financa 5 etj.
  4. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen deri më 7 maj 2024, në një nga format e përcaktuara më poshtë:

  • Paraqitjes së kërkesës dorazi nga aplikanti, deri në datën 7 maj 2024, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 8, Tiranë, nga e hëna në të enjte, ora: 08:00-16:00 dhe të premten, ora 08:00-14:00.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës, pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 8, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 7 maj 2024 dhe të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga zyra postare.

 

Në kërkesën që paraqet kandidati, përcakton vendin vakant për të cilin është i interesuar. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon të mbyllura në zarf 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  2. Fotokopje të dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë, kartë identiteti);
  3. Dokumentet (diplomë, librezë pune, dëshmi, vetëdeklarim, certifikata, trajnime etj.), fotokopje ose të noterizuara. Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  4. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij/saj nuk është regjistruar një procedim penal (vërtetim nga Gjykata, vërtetim nga Prokuroria, dëshmi e gjendjes gjyqësore);
  5. Vërtetim nga institucioni ku punon/ose punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  6. Raport mjeko-ligjor, që vërteton se është në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim, rekomandime, referenca etj.

 

VLERËSIMI I KANDIDATURAVE DO TË ZHVILLOHET NË DY FAZA:

  1. Verifikimi paraprak, nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të posaçme, sipas shpalljes së konkurrimit.Kandidatët e kualifikuar pas shqyrtimit të dokumentacionit do të njoftohen në rrugë elektronike nga Burimet Njerëzore të institucionit mbi vendin, datën dhe orën e zhvillimit të intervistave.
  2. Vlerësimi i kandidatëve nëpërmjet intervistës së strukturuar nga Komiteti Ad-hoc.

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE:

A. Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, përvojën, vlerësimet e rezultateve individuale në punë, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën për të cilën aplikohet.

B. Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët që plotësojnë kriteret formale dhe kanë depozituar dokumente të fotokopjuara, përpara intervistës, i paraqesin Komitetit Ad-hoc dokumentet e njësuara ose ato origjinale.