Në përputhje me ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenin 7, të ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” (LDI) dhe “Programin model të Transparencës”, miratuar me urdhrin nr. 14, datë 22.1.2015, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është përgatitur Programi i Transparencës për Institucionin e Komisionerëve Publikë. Nëpërmjet këtij programi synohet që Institucioni i Komisionerëve Publikë të ndërtojë dhe rrisë transparencën gjatë procesit për rivlerësimin kalimtar të subjekteve të rivlerësimit. Programi i Transparencës do të përditësohet periodikisht, në përputhje me pikën 2, të nenit 5, të LDI-së. Informacioni i publikuar në këtë program synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së këtij institucioni nëpërmjet pasqyrimit të detajuar në faqen zyrtare: ikp.al