NJËSIA LIGJORE
Eriona Xhaferi
Këshilltare ekonomike
Ermela Zaimi
Këshilltare ligjore
Jetmira Rragami
Këshilltare ligjore
Luljeta Sulaj
Këshilltare ekonomike
Alfred Avdulaj
Këshilltar ligjor
Mirela Këllezi
Këshilltare ekonomike
Znj. Mirela Këllezi zotëron diplomën universitare “Ekonomist” nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2006 përfundoi studimet “Master” në “Administrim Publik”, pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës. Ka një eksperiencë të gjatë mbi menaxhimin administrativ e financiar të projekteve lokale dhe ndërkombëtare, pranë organizatave ndërkombëtare dhe në administratën publike. Gjatë periudhës 1999 – 2013 ka punuar pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Më pas është angazhuar si menaxhere finance për projektin: IPA “SEE/D/0335/1.3/X – Noble Ideas”, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe në projektin Erasmus+, “Skemat e Praktikës për Punësimin e të Rinjve në Shqipëri”, pranë Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve. Znj. Këllezi ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh profesionale mbi financimet publike dhe të huaja, mbi sistemet globale të administrimit dhe financimit të fondeve, raportimet financiare, prokurimet publike, shpenzimet dhe të ardhurat. Zotëron gjuhën angleze dhe ka njohuri të gjuhës italiane dhe gjermane. Nga dhjetori i vitit 2018, znj. Mirela Këllezi ushtron detyrën e Këshilltares ekonomike pranë Njësisë Ligjore, në Institucionin e Komisionerëve Publikë.
Ermira Shtino
Këshilltare ligjor
Znj. Ermira Shtino është diplomuar “Juriste” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Bukureshtit. Përpara angazhimit aktual në funksionin e Këshilltarit ligjor, deri më dhjetor 2018, ka shërbyer në pozicione të ndryshme në disa institucione qendrore: Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, dhe pedagoge e jashtme pranë Albanian University. Znj. Shtino ka qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e një sërë projektligjesh dhe, në cilësinë e ekspertit, ka marrë pjesë në negociatat për përafrimin e legjislacionit me Acquis communautaire të BE-së, si dhe ka kryer disa trajnime brenda dhe jashtë vendit. Fushat e saj të interesit janë: analiza ligjore, teknika legjislative, të drejtat e njeriut dhe politikat e legjislacionit europian. Në vitin 2006 është pajisur me licencën e avokatisë. Znj. Shtino zotëron gjuhën angleze, rumune dhe ka njohuri të mira të gjuhës italiane.
Arjol Ago
Këshilltar ligjor
Z. Arjol Ago është diplomuar në vitin 2006 me titullin “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2013 ka përfunduar studimet “Master shkencor”, “Legjislacioni dhe Institucionet Europiane”, pranë Institutit të Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës. Në të njëjtin vit, z. Arjol Ago është licencuar si “Ndërmjetës” nga Komisioni i Licencimit të Ndërmjetësve, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ai zotëron gjuhën angleze dhe italiane. Përpara angazhimit aktual si Këshilltar ligjor pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, në vitet 2007 – 2018, z. Ago ka qenë pjesë e Autoritetit të Konkurrencës, në ushtrimin e detyrës së Inspektorit pranë Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe Çështjeve Gjyqësore. Z. Arjol Ago ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në lidhje me procedurat e hetimit administrativ, zbulimin e praktikave antikonkurruese, marrëveshjet e ndaluara (kartel), inspektimin në ndërmarrje, hartimin e legjislacionit etj.
Fatime Sulaj
Këshilltare ekonomike
Znj. Fatime Sulaj është diplomuar në vitin 2006 në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në degën Financë Kontabilitet. Në vitin 2015 ka përfunduar studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, me diplomë “Master profesional”, në Administrim Biznes. Që nga viti 2012 mban titullin “Kontabilist i Miratuar” dhe ka kryer një sërë trajnimesh lidhur me njohjen e Standardeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Analizës Financiare. Znj. Sulaj ka një eksperiencë të gjatë në sistemin bankar, që prej vitit 2007 deri në dhjetor të vitit 2018, dhe prej vitit 2013 ka mbajtur pozicionin e Drejtoreshës së Departamentit të Pagesave Ndërkombëtare. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe është njohëse e mirë e gjuhës italiane. Në janar 2019, znj. Sulaj është emëruar Këshilltare ekonomike pranë Njësisë Ligjore, në Institucionin e Komisionerëve Publikë.