me 8 qershor 2018, u organizua cerëmonia e përurimit të ambienteve të reja

me 8 qershor 2018, u organizua cerëmonia e përurimit të ambienteve të reja

Në datën 8 qershor 2018, u organizua cerëmonia e përurimit të ambienteve të reja ku do të ushtrojnë veprimtarinë Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe Komisionerët Publikë.
Në këtë ceremoni morën pjesë të gjitha anëtarët e institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së, ambasadori i ShBA, zv shefi i misionit të Delegacionit të BE, ambasadorët e shteteve, të cilëve u përkasin vëzhguesit ndërkombëtare dhe përfaqësues të misioneve OPDAT dhe Euralius.
Të pranishmit në këtë ceremoni u përshëndetën nga kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerët Publikë, z Florian Ballhysa dhe z Darjel Sina.

Fjala përshëndetëse e z Florian Ballhysa
Fjala përshëndetëse e z Darjel Sina