KANCELARI
Kancelare
Znj. Alketa Çeli ka kryer studimet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në vitin 1996. Ka kryer gjithashtu studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në vitin 2003. Në vitin 2007, znj. Çeli fitoi titullin “Master në Administrim Publik”, nga Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës dhe Universiteti i Nebraskës, Linkoln SHBA. Ka kryer trajnime dhe specializime të ndryshme organizuar nga Këshilli i Europës, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Qendra e Ekselencës për Financë. Është asistent pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës në lëndët Qeverisje e Korporatave dhe Menaxhim i Burimeve Njerëzore. Znj. Çeli ka një eksperiencë profesionale 22-vjeçare në nivel menaxherial dhe drejtues në fushën e financës, buxhetit dhe burimeve njerëzore, në institucione të ndryshme në administratën publike dhe organizata joqeveritare. Ajo ka punuar për shumë vite në Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, në Ministrinë e Financave. Prej muajit shkurt 2018 mban pozicionin e Kancelares në Institucionin e Komisionerëve Publikë.