Në kuadër të përshkallëzimit të masave mbrojtëse nga COVID-19, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton kufizimin e mëtejshëm të veprimtarisë institucionale dhe dërgimin e punonjësve në shtëpi, deri në një njoftim të dytë zyrtar.

Në vijim, prej datës 12 mars, Komisionerët Publikë do të vazhdojnë shqyrtimin e 7 vendimeve të njoftuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të cilat janë në proces.

Veprimtaria e Institucionit të Komisionerëve Publikë do të vazhdojë të kryhet në ato funksione/detyra dhe njësi organizative, që mund të përmbushen në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit elektronik zyrtar.