Njoftim mbi procedurën e pranimit të denoncimeve nga publiku

Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se, në zbatim të Aktit normativ për “Disa ndryshime në Aktin normativ nr. 9”, datë 25.3.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, miratuar nga Këshilli i Ministrave më datë 27.5.2020, denoncimet nga publiku, pranë këtij institucioni do të pranohen vetëm nëpërmjet:

a. Postës elektronike në këtë adresë: info@ikp.al

b. Regjistrimit të denoncimit në faqen zyrtare të institucionit, në rubrikën e dedikuar “DENONCO”, në këtë link: https://ikp.al/denonco/

c. Shërbimit postar në këtë adresë:

Institucioni i Komisionerëve Publikë; Bulevardi  “Dëshmorët e Kombit”; Njësia Administrative nr. 5; Kodi postar 1019, nr. 8, Tiranë, Shqipëri

Referuar masave mbrojtëse nga COVID-19, të miratuara sipas udhëzimeve të autoriteteve përkatëse shtetërore, ju njoftojmë se denoncimet nuk mund të paraqiten personalisht pranë ambienteve të këtij institucioni.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

 

FORMULAR I DENONCIMIT NGA PUBLIKU
(Bazuar në nenin 53 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë)


TË DHËNAT E DENONCUESIT


















TË DHËNAT PËR SUBJEKTIN E RIVLERËSIMIT PËR TË CILIN BËHET DENONCIMI














PoJo


PËRSHKRIMI I TË DHËNAVE SIPAS KRITEREVE TË RIVLERËSIMIT



1. VLERËSIMI I PASURISË

Fshehje e pasurisë (pasuri e padeklaruar/e pa justifikuar)KorrupsionTë dhëna të tjera








2. KONTROLLI I FIGURES


Kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuarPranim/shkëmbim dhuratash, favoresh apo parash nga persona të përfshirë në krimin e organizuarTë dhëna të tjera


Ju lutem detajoni të dhënat rreth shkeljes ligjore, veprimin apo praktikën e dyshuar, pasojat ligjore dhe rrethanat e faktit




3. AFTËSITË PROFESIONALE


Shkelje e etikës profesionaleZvarritje në procesTë dhëna të tjera








UDHËZIM PËR PLOTËSIMIN E KËTIJ FORMULARI**


1. Zgjidhni kutinë përkatëse, sipas kriterit të rivlerësimit

2. Përshkruani në mënyrë të detajuar dhe të saktë të gjitha të dhënat rreth subjektit dhe shkeljes ligjore që po denonconi, në kutinë përkatëse.

3. Bashkëlidhni me këtë Formular Denoncimi të gjitha provat, si dokumenta ligjore, fotografi, apo çdo të dhënë, që vërteton shkeljen e denoncuar.

4. Në rast se keni nevojë për ndihmë në plotësimin e formularit, ju lutem drejtohuni pranë zyrave të institucionit, të cilit i drejtohet ky denoncim.