KOMISIONERËT

 

Florian Ballhysa

Komisioner Publik

Z. Florian Ballhysa u lind në Tiranë, në vitin 1978. Kreu studimet e tij universitare pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në vitin 2001. Në vitin 2008, z. Ballhysa fitoi titullin “Master në Studime Evropiane” nga Universiteti i Tiranës. Eksperienca profesionale e z. Florian Ballhysa përfshin angazhimet e tij si avokat, këshilltar ligjor dhe konsulent i pavarur. Ai ka punuar për shumë vite në Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatën e Lartë, Kuvendin e Shqipërisë, si dhe në projekte të financuara nga organizata ndërkombëtare. Prej vitit 1999, z. Florian Ballhysa ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, në cilësinë e anëtarit të asamblesë, anëtarit të bordit dhe së fundmi kryetar i Asamblesë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Me vendimin nr. 82/2017, të Kuvendit të Shqipërisë, z. Florian Ballhysa u zgjodh Komisioner Publik.

 

 

Irena Nino

Komisioner Publik

Znj. Irena Nino u lind në Shkodër, në vitin 1963. Kreu studimet e saj universitare në Universitetin e Tiranës, dega Drejtësi, ku u diplomua juriste në vitin 1985. Ka punuar 20 vjet në sistemin e Prokurorisë, Prokuroria e Rrethit Shkodër, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Tiranës. Znj. Nino ka qenë anëtare e Komisionit të Pavarur të Monitorimit të Reformës në Drejtësi, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë. Me vendimin nr. 62 të vitit 2021, të Kuvendit të Shqipërisë, është zgjedhur në detyrën e Komisionerit Publik.