Kompetencat kryesore të Komisionerëve Publikë janë:
- Ushtrojnë ankim ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ankim i cili shqyrtohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese (neni 179/b/5 i Kushtetutës, nenet C, pika 2, F, pika 2, F, pika 7, të aneksit të Kushtetutës dhe neni 63/1 i ligjit nr. 84/2016).
- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u jep Komisionerëve Publikë rekomandime me shkrim, për të paraqitur ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në rast se Komisioneri Publik nuk i zbaton rekomandimet, ai përgatit një raport me shkrim, duke dhënë arsyet e refuzimit (neni B, germa “c” e aneksit të Kushtetutës).
- Miratojnë rregulla për veprimtarinë e institucionit (neni 69/3 i ligjit nr. 84/2016).
Procedura e përzgjedhjes dhe kompetencat e detyrat e Komisionerëve Publikë bazohen në aktet ligjore të mëposhtme:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë;
Rregullorja “Për Veprimtarinë e Institucionit të Komisionerëve Publikë”.