Kompetencat kryesore të Komisionerëve Publikë janë:

  1. Ushtrojnë ankim ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ankim i cili shqyrtohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese (neni 179/b/5 i  Kushtetutës, nenet C, pika 2, F, pika 2, F, pika 7, të aneksit të Kushtetutës dhe neni 63/1 i ligjit nr. 84/2016).
  2. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u jep Komisionerëve Publikë rekomandime me shkrim, për të paraqitur ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në rast se Komisioneri Publik nuk i zbaton rekomandimet, ai përgatit një raport me shkrim, duke dhënë arsyet e refuzimit (neni B, germa “c” e aneksit të Kushtetutës).
  3. Miratojnë rregulla për veprimtarinë e institucionit (neni 69/3 i ligjit nr. 84/2016).

 

Procedura e përzgjedhjes dhe kompetencat e detyrat e Komisionerëve Publikë bazohen në aktet ligjore të mëposhtme:

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë;

Aneksi i Kushtetutës;

Ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;

Vendimi i Kuvendit nr. 82/2017, “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të zgjedhur të institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016”;

Vendimi i Kuvendit nr. 62/2021, “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë zëvendësues për pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik”;

Rregullorja “Për Veprimtarinë e Institucionit të Komisionerëve Publikë”.