I. HYRJE

Në përputhje me ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenin 7, të ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” (LDI) dhe “Programin model të Transparencës”, miratuar me urdhrin nr. 14, datë 22.1.2015, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është përgatitur Programi i Transparencës për Institucionin e Komisionerëve Publikë. Nëpërmjet këtij programi synohet që Institucioni i Komisionerëve Publikë të ndërtojë dhe rrisë transparencën gjatë procesit për rivlerësimin kalimtar të subjekteve të rivlerësimit. Programi i Transparencës do të përditësohet periodikisht, në përputhje me pikën 2, të nenit 5, të LDI-së. Informacioni i publikuar në këtë program synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së këtij institucioni nëpërmjet pasqyrimit të detajuar në faqen zyrtare: ikp.al

Programi i Transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën, e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të tij evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Faqja zyrtare është ndërtuar në format që mundëson informacion lehtësisht të kuptueshëm për publikun. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së IKP-së janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: IKP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e saj publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i Kushtetutës, ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e IKP-së (ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”).
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  6. Rishikimi i Programit të Transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014. Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, IKP-ja vendos në dispozicion të publikut, në faqen e tij të internetit: ikp.al, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të Institucionit.
  • Tekstet e plota të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë.
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të institucionit, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit; strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime.
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit.
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit.
  • Informacion për procedurat e prokurimit, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave.
  • Informacion për shërbimet që institucioni i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga institucioni.
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e institucionit; procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të IKP-së, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë.
  • IKP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në Programin e miratuar të Transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë.
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të postimit në faqen zyrtare të internetit brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga institucioni. Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS PËR KOMISIONERËT PUBLIKË

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë Baza ligjore Dokumenti/Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse për përgatitjen e materialit apo disponimin e tij
Përshkrim i strukturës organizative Neni 7/1/a i ligjit nr. 119/2014 Vendimi i Kuvendit nr. 102/2018, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionerëve Publikë”

Vendimi i Kuvendit nr. 94/2017, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionerëve Publikë”

Skemë

Menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare Në faqen zyrtare në menunë “Rreth nesh” Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/Specialisti i burimeve njerëzore
Përshkrimi i funksioneve dhe detyrave të IKP-së Neni 7/1/a i ligjit nr. 119/2014 Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve/ive dhe strukturave përbërëse

Aneks 2 Përshkrimet e Punës

Menjëherë Në faqen zyrtare në menunë “Rreth nesh” Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/
Specialisti i burimeve njerëzore
Akte ndërkombëtare, ligje; akte nënligjore; dokument politikash; dokument tjetër Neni 7/1/b i ligjit nr. 119/2014 Ligje, akte nënligjore, vendime të titullarit të institucionit/Rregullore të brendshme

 

Menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Menjëherë pas urdhrit të miratimit nga Komisionerët Publikë Në faqen zyrtare në menunë “Legjislacioni” Koordinatori për të drejtën e informimit në bashkëpunim me Drejtorinë Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse dhe Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Publikun
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës  Neni 7/1/c/g i ligjit nr. 119/2014 Format kërkesë:

“KËRKESË PËR INFORMACION”

Format ankesë:

“FORMULAR I DENONCIMIT NGA PUBLIKU”

Adresa: Institucioni i Komisionerëve Publikë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

Njësia Administrative nr. 5;

Kodi postar: 1019, nr. 8;

Tiranë, Shqipëri 

Orari i punës:

E hënë – E enjte  08.00 – 16.30

E premte 08.00 – 14.00

E-mail: info@ikp.al

Menjëherë në rast ndryshimesh Në faqen zyrtare, të IKP-së:

“Kreu”

“FORMULAR I DENONCIMIT NGA PUBLIKU”

Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Publikun/ Koordinatori për median dhe marrëdhëniet me jashtë
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të IKP-së, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e Koordinatorit për të drejtën e informimit Neni7/1/ç i ligjit nr. 119/2014 Adresa: Institucioni i Komisionerëve Publikë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

Njësia Administrative nr. 5;

Kodi postar: 1019, nr. 8;

Tiranë, Shqipëri 

Orari i punës:

E hënë – E enjte  08.00 – 16.30

E premte 08.00 – 14.00

Koordinatori për të Drejtën e Informimit

 

Menjëherë pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit Në faqen zyrtare, në menunë “Kontakt” Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Publikun/ Koordinatori për median dhe marrëdhëniet me jashtë
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të IKP-së dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime. Neni 7/1/d i ligjit nr. 119/2014 Të dhëna për kualifikimet e Komisionerëve. 

Të dhëna për kualifikimet e Këshilltarëve ligjorë, Këshilltarëve ekonomikë

Të dhëna për Kancelarin

Vendimi i Kuvendit nr. 102/2018, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionerëve Publikë”

Vendimi i Kuvendit nr. 82/2017, “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të zgjedhur të institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016”

Vendimi nr.1, datë 22.1.2018, i Komitetit ad hoc pranë IKP-së për pranimin e këshilltarëve ligjorë.

Vendimi nr. 2, datë 30.1.2018, i Komitetit ad hoc pranë IKP-së për pranimin e këshilltarëve ekonomikë.

Vendimi nr. 3, datë 8.2.2018, i Komitetit ad hoc pranë IKP-së për pranimin e Kancelares.

Menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare Në faqen zyrtare, në menunë “Rreth nesh” Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/Specialisti i burimeve njerëzore
Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance Neni7/1/dh i ligjit nr. 119/2014 Raport Monitorimi

Raport auditimi (KLSH)

Menjëherë pas depozitimit në IKP ose publikimit në faqen zyrtare të autoritetit monitorues dhe auditues Në faqen zyrtare, në menunë   “Transparenca”/“Programi i Transparencës” Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/ Specialisti i financës
Buxheti; Plani financiar për vitin financiar në vijim Neni 7/1/e i ligjit nr. 119/2014  Buxheti/Raporte Menjëherë pas miratimit të ligjit të buxhetit për buxhetin e miratuar dhe çdo 4-mujor për raportet e monitorimit. Në faqen zyrtare, në menunë “Transparenca”/“Programi i Transparencës” Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/ Specialisti i Financës
Informacion për procedurat e prokurimit Neni 7/1/ë i ligjit nr. 119/2014 Regjistri i parashikimit / realizimit të prokurimeve Menjëherë pas dërgimit dhe miratimit në APP Në faqen zyrtare, në menunë

“Transparenca”/ “Programi i Transparencës”

Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/ Specialisti i Financës dhe Autoriteti përgjegjës për prokurimet.
Shërbimet e IKP-së për publikun. Regjistri i kërkesave dhe i përgjigjeve Neni 7/1/f i ligjit nr. 119/2014;

Neni 7/1/i; Neni 8 i ligjit nr. 119/2014

Regjistri i kërkesave për informacion Përditësohet periodikisht Në faqen zyrtare, në menunë “Transparenca”/ “Regjistri i kërkesave për Informacion Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Publikun/ Specialisti i pritjes me popullin. Koordinatori për të Drejtën e Informimit
Tarifat e shërbimit për marrjen e dokumentacionit Neni 7 pika vi, c, l të ligjit nr.119/2014 Tabela e tarifave të shërbimit për marrjen e dokumentacionit Menjëherë pas vendimit të mbledhjes së Komisionerëve Publikë Në faqen zyrtare në menunë “Transparenca” Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/Specialisti i burimeve njerëzore
Paraqitja e mendimeve në hartimin e projektakteve etj. Neni 7/1/gj, i ligjit nr. 119/2014 Projekt akt ligjor dhe nënligjor. 

Projekt strategji

Menjëherë pas hartimit. Në faqen zyrtare, në menunë “Transparenca” Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Publikun/ Koordinatori për të drejtën e informimit
Mbajtja e dokumentacionit nga IKP-ja Neni 7/1/h, i ligjit nr. 119/2014 Tabelë Pas miratimit të tabelës Në faqen zyrtare, në menunë “Transparenca” Drejtoria Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse/ Specialisti i Arkiv/Protokollit
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh Neni 7/1/k, i ligjit nr. 119/2014 Të dhëna statistikore

Modeli i denoncimit:

“FORMULAR I DENONCIMIT NGA PUBLIKU”

Përditësohet periodikisht. Menjëherë pas miratimit të modelit Në faqen zyrtare, në menunë “Transparenca”.

Në faqen zyrtare, në menunë “Denonco”

Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe e Marrëdhënieve me Median dhe Publikun/ Koordinatori për Median dhe Marrëdhëniet me jashtë
Informacione të tjera të dobishme Neni 7/iii, i ligjit nr. 119/2014 Mbrojtja e të dhënave personale.

Materiale ndërgjegjësuese. Evente

Menjëherë pas miratimit nga Komisionerët Publikë Në faqen zyrtare, në menunë “Njoftime” Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun/ Koordinatori për Median dhe Marrëdhëniet me Jashtë
   

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, IKP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [www.ikp.al] dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar: “Transparenca”.

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.