Programi i Transparencës

Institucioni i Komisionerëve Publikë


Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi IKP-në Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të IKP-së Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga IKP-ja Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të IKP-së Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe i përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga IKP-ja Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga IKP-ja

Shënim*: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

Institucioni i Komisionerëve Publikë nuk ofron shërbim për publikun, si: lëshim dokumentacioni/leje/licenca/autorizime etj.

Bazuar në nenin 53 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, për pjesëmarrjen e publikut në denoncimet e fakteve dhe me qëllim lehtësimin e paraqitjes së tyre, IKP-ja ofron, pa pagesë, për publikun një model denoncimi. Formular denoncimi

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b të Kushtetutës së RSH-së, aneksit kushtetues dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Si i tillë, ai nuk ndërmerr iniciativa legjislative dhe në IKP nuk gjen zbatim ligji nr. 146/2014, “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”.

IKP nuk jep ndihma shoqërore dhe subvencione, për rrjedhojë nuk i plotëson kërkesat e mëposhtme.

Shënim*: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.

Bazuar në nenin 7, të ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” (“LDI”), Institucioni i Komisionerëve Publikë (“IKP”), publikon në faqen web të tij Programin e Transparencës (“PT”), sipas formës dhe përmbajtjes, të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (“Komisioneri”). Nëpërmjet këtij programi, IKP-ja synon të informojë publikun mbi veprimtarinë funksionale institucionale dhe të rishikojë e përditësojë PT-në në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të IKP-së. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit, IKP vlerëson nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, në rast se ka të tilla, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga IKP-ja.

Në Programin e Transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, IKP-ja duhet të mbajë parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.


Programi i Transparencës së IKP-së miratuar e publikuar me Vendimin nr. 4, datë 18.03.2021 dhe Urdhrin nr. 23, datë 30.3.2021 të Komisionerëve Publikë