16.7.2018

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku do të shqyrtohej ankimi i paraqitur nga ky institucion, ndaj vendimit nr. 05, datë 23.3.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Mirela Fana, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë.

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pas verifikimit të pranisë së palëve të pjesëmarrësve në gjykim, në mungesë të subjektit të rivlerësimit, vendosi ta shtyjë seancën gjyqësore më datë 10.9.2018, me qëllim rinjoftimin e akteve znj. Mirela Fana.

 

 

[PDF]