10.9.2018

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku u shqyrtua ankimi i paraqitur nga ky institucion, ndaj vendimit nr.05, datë 23.3.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Mirela Fana, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë.

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pas verifikimit të pranisë së palëve pjesëmarrëse në gjykim, vendosi zhvillimin e gjykimit në mungesë të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana. Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi:

-Ndryshimin e vendimit nr. 05, datë 23.3.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si më poshtë:

  • Të deklarohet se procesi i rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit, znj. Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, është pushuar.
  • Ndalimin e subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana të emërohet gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.  [PDF]