17.12.2018
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit, i paraqitur nga ky institucion kundër vendimit nr. 24, datë 13.6.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit z. Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pranoi kërkesën e Komisionerit Publik të parashtruar në ankim dhe vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr.24, datë 13.6.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
- Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Bashkim Dedja, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. PDF