25.11.2022

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit,  z. Pëllumb Zaimi, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Berat.

Komisioneri Publik, mbështetur në kompetencën e tij kushtetuese dhe ligjore, çmon se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 574/2022, të Komisionit dhe akteve shoqëruese të tij, duke analizuar konstatimet për secilin nga kriteret e vlerësimit, në kuptim të nenit 4, pika 2 e ligjit nr. 84/2016, paraqiten gjetje dhe rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke analizuar konstatimet për secilin nga kriteret e vlerësimit, dhe në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Pëllumb Zaimi.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF