17.2.2023

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 607, datë 22.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Kledian Llaho, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë.

Komisioneri Publik, edhe në rastin konkret, mbështetur në kompetencën e tij kushtetuese dhe ligjore, konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 607/2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten gjetje dhe rrethana të tilla ligjore e fakti, që nuk përmbushin kriteret dhe standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes, që garantojnë mbrojtjen dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, duke përbërë në këtë mënyrë shkaqe për vlerësimin tërësor të procedurave, të përcaktuara në nenin 4, pika 2 e ligjit nr. 84/2016.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit të plotë të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 607, datë 22.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kledian Llaho.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF