12.7.2023

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 671, datë 14.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Ylli Bashaj, me funksion prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 671, datë 14.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe në zbatim edhe të Rekomandimit të ONM-së, konstaton se ai nuk është në pajtueshmëri të plotë me gjendjen e fakteve dhe provave të administruara në fashikull, për krijimin e bindjes se subjekti i rivlerësimit arrin nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë së tij, në kuptim të nenit 59/1 të ligjit nr. 84/2016.

Në të tilla rrethana, Komisioneri Publik vlerëson se shkaqet e ankimit në vlerësimin e kriterit të pasurisë do të duhet të gjejnë përgjigje gjatë vlerësimit të çështjes në Kolegj dhe ky i fundit, në përfundim të një hetimi të plotë të saj, të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit nr. 671, datë 14.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Ylli Bashaj.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF