18.6.2024

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 760, datë 26.4.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Ardiana Bera, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Komisioneri Publik, pas shqyrtimit të vendimit nr. 760/2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, konstaton se vendimi i Komisionit është i cenueshëm, pasi subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës për kriterin e pasurisë dhe nuk është konkluduar në arsyetimin e vendimit, lidhur me çështje të vlerësimit të aftësive profesionale, që ishin pjesë e hetimit administrativ.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit tërësor të çështjes, të vendosë ndryshmin e  vendimit nr. 760, datë 26.4.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Ardiana Bera.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF