17.7.2024
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 657, datë 28.4.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Periand Teta, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, aktualisht Inspektor pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi:
- Prishjen e vendimit nr. 657, datë 28.4.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
- Urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të rihapë procesin e rivlerësimit kalimtar, për subjektin e rivlerësimit, z. Periand Teta, ish-ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.7.2024.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi dhe parashtrimet janë publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. PDF