7.8.2024

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 768, datë 31.5.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Sonjela Voskopi, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë.

Komisioneri Publik, pas shqyrtimit të vendimit nr. 768/2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, konstaton se në gjendjen që janë aktet në dosje, nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka arritur nivel të besueshëm në të tria kriteret e rivlerësimit.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit tërësor të çështjes, të vendosë lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit nr. 768, datë 31.5.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Sonjela Voskopi.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

 

PDF