22.10.2024

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 779, datë 28.6.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Aurel Zarka, ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë. [i]

Komisioneri Publik, në zbatim të rekomandimit të ONM-së, referuar të dhënave të reja të verifikuara, çmon se është i nevojshëm një hetim i mëtejshëm, në raport me të tria kriteret e rivlerësimit.

Në këto kushte, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeljen e hetimit gjyqësor për të tria kriteret e rivlerësimit dhe, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit nr. 779/2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, Aurel Zarka.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: https://ikp.al/ankime

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

[i] Pezulluar nga detyra me vendimin nr. 187, datë 31.7.2024, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

PDF