26.2.2025

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 730, datë 10.1.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Valentin Preçi me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit dhe të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme si dhe në vijim, njoftoi se Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, me shumicë votash vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 730, datë 10.1.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit, Valentin Preçi.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.2.2025

Ankimi dhe parashtrimet janë publikuar në faqen zyrtare të SPAK, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”:  https://spak.gov.al/

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.

PDF