Tiranë, më 30.6.2025

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nisi shqyrtimi gjyqësor i ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 605, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për subjektin e rivlerësimit, znj. Armida Hamiti (Moçka), me funksion prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Gjatë verifikimit të prezencës, kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, përmes një shkrese zyrtare, kishte kërkuar shtyrjen e seancës, duke referuar pamundësinë  tij objketive për të qenë prezent dhe për të deleguar një përfaqësues tjetër.

Në vijim, trupi gjykues, pasi mori edhe dakordësinë e subjektit të rivlerësimit pranoi kërkesën e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe vendosi shtyrjen e seancës më datë 4.7.2025, ora 9:30.

Ankimi është publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”:  https://spak.gov.al/

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.

PDF