Tiranë, më 17.7.2025

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, zhvilloi më datë 17.7.2025, ora 09:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 7/2023, datë 14.2.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka), me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Gjatë seancës së datës 17.7.2025, kryesuesja deklaroi se për arsye të mosformimit të trupit gjykues, për shkak të pamundësisë objektive të njërit prej gjyqtarëve për të qenë i pranishëm, shpallja e vendimit përfundimtar për këtë çështje, e planifikuar për seancën e sotme, do të shtyhet për në datën 22.7.2025, ora 9:30.

Ankimi është publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”:  https://spak.gov.al/

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.

PDF