Tiranë, më 1.8.2025

Kolegji i Posaçëm i Apelimit më datë 1.8.2025, ora 10.00, zhvilloi seancën gjyqësore publike të vendimin për çështjen (JR) nr. 11/2023, datë 10.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 607, datë 22.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit, z. Kledian Llaho, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 607, datë 22.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Kledian Llaho.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 01.08.2025, në Tiranë.

Ankimi është publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”:  https://spak.gov.al/

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.

PDF