Tiranë, më 6.10.2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Altin Dumani, në ushtrim të kompetencës së Komisionerit Publik, autorizoi z. Adnan Xholi, me funksion Drejtues i Seksionit kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Prokurorinë e Posaçme, për ta përfaqësuar në seancën gjyqësore të datës 6.10.2025, lidhur me shqyrtimin gjyqësor të ankimit kundër vendimit nr.779, datë 28.6.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Aurel Zarka, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë

Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit, i autorizuar me prokurë prej tij, paraqiti një kërkesë për shtyrje të seancës me qëllim pritjen  e  përfundimit tw gjykimit të një çështjeje penale në ngarkim të subjektit të rivlerësimit pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 10.10.2025, pasi sipas tij, ky vendim do të ndikonte në qëndrimin që ata do të mbanin për çështjen në Kolegj. Pasi dëgjoi qëndrimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçmeu shpreh për mospranimin e kwrkesws dhe vijimin e gjykimit, Trupi vendosi rrëzimin e kërkesës, duke i ftuar palët të vijojnë me parashtrimet.

Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme duke u mbwshtetur në rrethanën e re, atë të procedimit penal të subjektit të rivlerësimit, i kërkoi Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, me qëllim që t’i drejtohet institucioneve përkatëse për përditësim të informacionit. Pwrmes kwtij informacioni do tw bwhej vlerësimi nëse subjekti i rivlerësimit arrin apo jo nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, bazuar në të tria kriteret e vlerësimit, të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, në këtë fazë të procesit, kërkoi në mënyrë alternative ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024 ose lënien në fuqi të tij.

Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit dha shpjegimet e tij lidhur me ankimin duke lënë në vlerësimin e Kolegjit, kërkesën për t’iu drejtuar institucioneve për informacion të përditësuar, duke veçuar rastet kur ky informacion nuk do të ndikonte në çështjen objekt gjykimi. Përfaqësuesi ligjor kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024.

Trupi gjykues, pasi dëgjoi parashtrimet e palëve dhe kërkesën e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, në bazë të nenit F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 45 dhe 49/1 të ligjit 84/2016, vendosi:

– Të riçelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke kërkuar raportin e përditësuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), mbi kontrollin e figurës për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.

– Të kërkohen materialet hetimore për dy procedime penale nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë si dhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,

Seanca e ardhshme gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 13.11.2025, ora 10.00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

Ankimi është publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”:  https://spak.gov.al/

Ankimi dhe parashtrimet janë publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”:  https://spak.gov.al/

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.

PDF