Tiranë, më 17.10.2025
Kolegji i Posaçëm i Apelimit më datë 17.10.2025, ora 11.00, zhvilloi seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 736, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj me detyrë prokuror, aktualisht me detyrë këshilltar ligjor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:
Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 12/2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 736, datë 31.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 17.10.2025, në Tiranë.
Ankimi dhe parashtrimet janë publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”: https://spak.gov.al/
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.