Tiranë, më 16.7.2025
Kolegji i Posaçëm i Apelimit më seancën e datës 16.7.2025, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 39/2022, datë 7.9.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 7.6.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Alvora, me detyrë prokurore pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenet 44, germa “b” dhe 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 7.6.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Elona Alvora.
Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Elona Alvora për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.
Ky vendim ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 16.7.2025.
Ankimi dhe parashtrimet janë publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”: https://spak.gov.al/
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.