Tiranë, më 18.7.2025
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 18.7.2025, ora 09:00, u zhvillua seanca gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 8/2023, datë 24.2.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 600, datë 19.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit, z. Robert Kote, me detyrë prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
Pushimin e shqyrtimit të çështjes, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 600, datë 19.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.7.2025.
Ankimi është publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”: https://spak.gov.al/
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.