Tiranë, më 23.7.2025
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit më datë 23.7.2025, ora 15:00, u zhvillua seanca gjyqësore publike në lidhje me vendimin për çështjen (JR) nr. 27/2023, datë 4.7.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 660, datë 16.5.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Majlinda Andrea.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 660, datë 16.5.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Majlinda Andrea.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 23.7.2025.
Ankimi është publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”: https://spak.gov.al/
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.