Tiranë, më 23.7.2025
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit më datë 23.7.2025, ora 15:30, u zhvillua seanca gjyqësore publike në lidhje me vendimin për çështjen (JR) nr.43/2024, datë 5.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 802, datë 23.09.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Flora Çela, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 802, datë 23.9.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Flora Çela.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 23.7.2025.
Ankimi është publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”: https://spak.gov.al/
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.