Tiranë, më 17.10.2025
Kolegji i Posaçëm i Apelimit më datë 17.10.2025, ora 12.00, zhvilloi seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 37/2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 650, datë 27.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:
Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 37/2023, për ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 650, datë 27.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 17.10.2025, në Tiranë.
Ankimi dhe parashtrimet janë publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, në rubrikën “Procesi i rivlerësimit”: https://spak.gov.al/
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar nenit 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ushtron kompetencat e Komisionerëve Publikë, që prej datës 1.1.2025.