18.4.2019
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr.47, datë 25.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Faqolli, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr.47, datë 25.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
- Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Astrit Faqolli, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: www.ikp.al
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. PDF