DENONCIMET NGA PUBLIKU

Institucioni i Komisionerëve Publikë si përfaqësues i interesit publik gjatë procesit të Reformës në Drejtësi, si dhe në zbatim të nenit 53, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”, merr në shqyrtim çdo denoncim nga publiku. Denoncimet në Institucionin e Komisionerëve Publikë mund të depozitohen në tri mënyra:

 a- Direkt/dorazi nga qytetari, në pritje në hollin e godinës.

Adresa

Institucioni i Komisionerëve Publikë; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”; Njësia Administrative nr. 5; Tiranë, Shqipëri 

Orari i punës:

E hënë – e enjte  08.00 – 16.30

E premte 08.00 – 14.00.

 b- Me postë zyrtare, adresa:

Institucioni i Komisionerëve Publikë; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”; Njësia Administrative nr. 5; Kodi postar: 1019, nr. 8; Tiranë, Shqipëri 

 c- Me postë elektronike:

adresa: info@ikp.al

Gjithashtu, në faqen zyrtare është rubrika: “DENONCO”, ku është publikuar një model denoncimi: https://ikp.al/denonco/

Të gjitha denoncimet e marra regjistrohen në një regjistër të posaçëm dhe shqyrtohen nga Komisionerët Publikë dhe Njësia Ligjore.

Përgjegjës për administrimin e denoncimeve dhe pritjen me popullin është Specialisti i Pritjes me Popullin.

  • Të drejtat dhe interesat e personave që denoncojnë, mbrohen automatikisht në mënyrë të besueshme, të efektshme dhe të përshtatshme, sipas standardeve të parashikuara në ligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, si dhe të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

Formularë denoncimi

Regjistër denoncimi në Institucionin e Komisionerëve Publikë