20.8.2020

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 273, datë 10.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Alkelina Gazidedja, gjyqtare në Gjykatën  Administrative të Apelit.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik ndan të njëjtin qëndrim me rekomandimin e ONM-së dhe kërkon që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim me prioritet në kohë këtë ankim, me qëllim parandalimin e vendimmarrjeve eventuale nga organe të tjera të inspektimit të zakonshëm, mbi çështjet e transferuara, që do të mbivendosnin shqyrtimin e tyre nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit brenda procedurës së rivlerësimit dhe, në përfundim të gjykimit në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 273, datë 10.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi dhe rekomandimi i ONM-së janë publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF