• Drejtoni kërkesën tuaj Koordinatorit për të Drejtën e Informimit të Institucionit të Komisionerëve Publikë. Kontaktet e tij, janë të publikuara në faqen zyrtare të institucionit, linku: http://ikp.al/koordinatori-per-te-drejten-e-informimit/
  • Adresa dhe kontaktet për të drejtuar kërkesën tuaj mund të gjenden nëpërmjet konsultimit pa pagesë të informacionit në mjediset e autoritetit publik ose nëpërmjet faqes zyrtare të autoritetit publik në internet: http://ikp.al/kontakt/
  • Afatet për kthimin e përgjigjes janë parashikuar në nenin 15, të ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”.
  • Mënyra e kthimit të përgjigjes do të jetë: me shkresë zyrtare/ me postë dhe me email zyrtar/postë elektronike zyrtare sipas rastit.
  • Në rast se çmoni se ju është mohuar ndonjë prej të drejtave tuaja në bazë ligjit, keni të drejtë të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (linku i dy formave të ankesës):

Formulari i ankesës

Formular ankese për mbrojtjen e të dhënave personale

Politika e Privatësisë