20.1.2021 

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 287, datë 4.8.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Anita Mici, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 287, datë 4.8.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit vlerëson se, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, pasi, referuar gjendjes së fakteve dhe provave, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që në përfundim të shqyrtimit të ankimit në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 287, datë 4.8.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Mici.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PDF